“Presidenti është vetëm. Mos më impono përgjigjet”. Qafoku-Vasili përplasen për tubimin e 2 marsit

Shqipëria

“Presidenti është vetëm. Mos më impono përgjigjet”. Qafoku-Vasili përplasen për tubimin e 2 marsit

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 20:32
Ilustrim

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili dhe gazetari Roland Qafoku komentuan në studion e lajmeve të ORA Neës, tubimin që thirri Presidenti Ilir Meta për “të çmontuar grushtin e shtetit”. Gjatë debatit, dy të ftuarit janë “përplasur” në debat mes tyre, pasi gazetari Roland Qafoku tha se opozita e ka lënë të vetëm Presidentin Ilir Meta në këtë betejë. Vasili tha se kauza për rënien e republikës është nisur nga opozita me lënien e mandateve, dhe tashmë i është mbivendosur dhe shqetësimi i presidentit.

Pjesë nga debati:

Qafoku: Unë e shoh Ilir Metën si të vetmin “trim” në këtë luftë. Vasili nuk tha do jetë opozita.

Vasili: Tani unë jam në një tavolinë ku do pyetemi të dy? Apo do më komentoj mua. Të gjithë shqiptarët...

Qafoku: Nga e di? Me 3 milionë shqiptarë ke folur?

Vasili: Po të më kishe dëgjuar nuk do e bëje këtë pyetje! Shqiptarët duan një republikë apo një diktaturë?

Qafoku: Zoti Vasili na thuaj çfarë do të bëjë opozita jo shqiptarët...

Vasili: Mos më impono përgjigjen, më lë mua të flas tani! Ky rrezik që opozita e ngriti lartë, mori këtë kulmim që Presidenti e ngriti dhe më lartë.

Qafoku: Pse e keni lënë të vetëm Presidentin në këtë iniciativë?

Vasili: Në krahun e Presidentit është opozita shqiptare. Unë kam solidaritet të plotë sepse mendoj se republika ishte në “puç”. Kam lënë mandatin sepse mendoja se republika ishte në diktaturë.

Qafoku: Kujt i vlejti?

Vasili: Ne në llogore jemi dhe këtij shqetësimi i mbivihet dhe shqetësimi i Presidentit.

Qafoku: Kreu i shtetit ka qenë një hap para jush. 

Vasili: Këto janë këndvështrimet e një njeriu që ka paragjykuar përgjigjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat