A do ti marrim të gjitha donacionet? Ekspertët: Nuk kemi kapacitete për projekte

Shqipëria

A do ti marrim të gjitha donacionet? Ekspertët: Nuk kemi kapacitete për projekte

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 22:14
Ilustrim

Në studion e emisionit “Arena” të gazetarit Dritan Hila, ekspertët e ekonomisë dhe financave në vend shprehën mendimin se Shqipëria nuk i ka kapacitetet për të thithur të gjithë donacionet dhe grantet e Konferencës së Donatorëve. Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi e quajti “pozitive” mbështetjen, por tha se nuk ka vend për entuziazëm.

Zef Preçi: Askush nuk mund të thotë sot se sa janë grante e sa kredi. Një pjesë e mirë e kredive do të zhvillohet nëpërmjet agjencive zhvilluese. Vëmendja ndaj palës shqiptare do të jetë shumë e madhe. Mbështetja është pozitive, por nuk ka vend për entuziazëm. Struktura shqiptare nuk ka kapacitete për të absorbuar këto para. 

Ndërkohë, Pano Sako tha se nëse do të arrihet të përthithet vetëm gjysma e grantevet të premtuara, për Shqipërinë do të ishte arritje. Sipas tij, janë shumë kushte që duhet të plotësohen deri në alokimin e fondeve, për të cilat Shqipëria nuk ka kapacitete për projekte.

Pano Sako: Hallkat nëpërmjet të cilat do të duhet të kalojë projekti dhe më pas të alokohet fondi, janë disa kushte që duhen plotësuar. Vetëm ndërtimi i këtij mekanizmi do një periudhë që do hajë shumë kohë. Nëse do arrijmë të përthithim vetëm gjysmën e granteve, unë do jem shumë i kënaqur. Këtu të është vënë një “bakllava e madhe, me këtë gojë që ke ti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat