Ekspertja Zana Guxholli: Nëse i marrim të gjitha lekët e donatorëve, hedhim në erë Shqipërinë!

Shqipëria

Ekspertja Zana Guxholli: Nëse i marrim të gjitha lekët e donatorëve, hedhim në erë Shqipërinë!

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 22:44
Zana Guxholli

Ekspertja e ekonomisë, Zana Guxholli, e ftuar në emisionin "Arena", ka thënë se nëse Shqipëria merr 800 milionë eurot e kredisë që janë ofruar në konferencën e donatorëve, atëherë ekonomia shqiptare hidhet në erë.

Guxholli: Kjo kredia 800 milionë euro, është se ne kemi një gotë me ujë, dhe kaq është kapaciteti, çdo vend ka një kapacitet të caktuar madhësie borxhi. Dhe t'i nuk mund të më japësh një fuqi të tërë, kur ty të duhet vetëm një gotë, ku do ta çosh ujin e të gjithë fuqisë? Jo të gjithë kredinë ne do ta marrim, se po morëm gjithë kredinë, ne hodhën në erë ekonominë shqiptare. Nëse ne do ta marrim, ky është shkatërrim i ekonomisë shqiptare. Bankat kanë thënë se kjo është shuma që jemi të gatshëm për t'i dhënë, për t'i marrë ka 100 procedura të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat