Baza e parë e NATO-s në rajon, Xhaçka: Investimi prej 50 milionë eurosh nis këtë vit në Kuçovë

Shqipëria

Baza e parë e NATO-s në rajon, Xhaçka: Investimi prej 50 milionë eurosh nis këtë vit në Kuçovë

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 23:39

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë Olta Xhaçka, në një intervistë për Euro News Albania ka folur lidhur me ndërtimin e bazës së parë të Organizatës Veriatlantike në rajon.

Ajo tha se ndërtimi i saj do të filloi këtë vit në Kuçovë.

Xhaçka theksoi se vlera e këtij ndërtimi do të kushtojë 50 milionë euro.

“Në këtë moment jemi duke nënshkruar një marrëveshje teknike me agjencinë e specializuar pra NATOS për mbështetje dhe prokurimet. Ka një vit në fakt që kjo agjenci po harton masterplanin dhe projektin e detajuar ka përfunduar. Me lidhjen e marrëveshjes fillon menjëherë faza tjetër e ndërtimit edhe shumë shpejt në Kuçovë do të fillojë të dëgjohet zhurma e makinerive të rënda për ndërtimin. Është një investim i konsiderueshëm, është një investim, që e bën NATO pa diskutim, përmes fondeve kolektive. Është një investim që do të kapë të paktën 50 milionë euro, i cili do të fillojë këtë vit”, – tha ministrja, teksa shtoi se Ministria e Mbrojtjes i ka propozuar NATO-s që të marrë në konsideratë edhe bazën e Pashalimanit, edhe për shkak të gjeografisë së saj por edhe të avantazheve që ajo përbën, edhe për të investuar edhe atje një bazë detare “-tha ajo.

E para e Mbrojtjes shqiptare foli edhe për tërmetin e 26 nëntorit në Shqipërisë, duke thënë se kapacitetet reaguese të Ushtrisë së Shqipërisë janë në nivel.

“Ajo që vë re me kënaqësi është se pavarësisht frikës dhe traumës, ja kemi dalë të bëjmë një proces dinjitoz të vlerësimit të dëmeve, dhe duke pasur një vizion të qartë për rindërtimin. Këtë e mundësoi edhe konferenca e donatorëve me rezultatin surprizues që na mundësoi që vizionin ta vëmë në jetë dhe njerëzit të gjejnë zgjidhe përmes këtij projekti”- tha Xhaçka.

Xhaçka shtoi se prej se ka marrë drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes, ka bërë reforma në emergjencat civile.

“Nga një drejtori “hot line” që për 30 vjet vetëm ka ngritur telefonin, në një agjenci të mirëfilltë me të gjithë specialistët e duhur. Në këtë pikë kemi bërë një reformë të thellë. Kemi ndryshuar ligjin për emergjencat civile. Pushteti lokal, nëse deri dje s’e kishte taksative, sot ligji e bën taksative këtë përgjegjësi, duke i ngarkuar edhe penalitetet nëse nuk merr masat”, – tha Xhaçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat