Kush janë tre gjyqtarët që do gjykojnë Saimir Tahirin në Apel

Shqipëria

Kush janë tre gjyqtarët që do gjykojnë Saimir Tahirin në Apel

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 14:52
Kush janë tre gjyqtarët që do gjykojnë Saimir Tahirin në Apel

U hodh sot shorti për trupën gjykuese për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në gjykatën e Apelit.

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar ditën e djeshme në Gjykatën e Posaçme të Apelit dosjen ndaj Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Cela.

Shorti caktoi trupën gjykuese të përbërë nga: Albana Boksi Kryesuese, Nertina Kosova Anëtare dhe Nure Dreni Anëtare.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpall fajtor për “Shpërdorim Detyre” dhe u dënua me 3 vite shërbim prove.

Avokatët e tij apeluan vendimin dhe çështja tashmë do të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Njoftimi i plotë:

Në përgjigje të kërkesës tuaj, bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën për informim”, si dhe nenit 46 të ligjit 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” ju bëjmë me dije se:

Në datë 20.02.2020 ora 13:30, u hodh shorti për caktimin e kolegjit penal që do shqyrtoj çështjen penale me nr. Akti 18 datë 19.02.2019.

Shorti përcaktoj kolegjin penal të përbërë nga gjyqtarët:

Albana Boksi Kryesuese

Nertina Kosova Anëtare

Nure Dreni Anëtare​

Zyra e Marrëdhënieve me Median dhe Publikun

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat