Policia e Shtetit: Kamioni me kokainë kaloi nga Shqipëria, në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti

Shqipëria

Policia e Shtetit: Kamioni me kokainë kaloi nga Shqipëria, në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 15:03
Kamioni

Policia e Shtetit Shqiptar ka konfirmuar se kamioni me kokainë ka kaluar përmes Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti.

Në një njoftim, Policia sqaron se  ka kryer me sukses të plotë detyrimet e saj në kuadër të këtij operacioni ndërkombëtar kundër trafikimit të drogës.

"Në operacionin, që synonte dorëzimin e kontrolluar të një sasie të madhe kokaine, morën pjesë edhe strukturat e Policisë Shqiptare, të cilat mundësuan kalimin e dërgesës nga Mali i Zi nëpërmjet territorit shqiptar drejt Maqedonisë së Veriut, në kushte të plota sigurie dhe konfidencialiteti", sqaron policia e Shtetit Shqiptar.  

Policia italiane kishte lënë vetëm një qese që peshonte 1 kg me një GPS brenda me qëllim që të mësonte destinacionin përfundimtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat