SPAK kërkon sekuestron e 8 pronave në Shqipëri , ja cilat janë ato

Shqipëria

SPAK kërkon sekuestron e 8 pronave në Shqipëri , ja cilat janë ato

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

SPAK kërkon sekuestron e 8 pronave në Shqipëri në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.

Nga data 7 shkurt deri më tani, OFL ka dërguar në total 24 kërkesa për sekuestro.

SPAK njofton se ka dërguar 5 raste për miratim dhe sekuestrim pronash nga GjKKO. Kjo është hera e parë që SPAK reagon që prej nisjes së aksionit të OFL-së.

Lidhur me vlerësimin e kërkesave për sekuestrim në kuadër të Aktit Normativ

Pas hyrjes në fuqi të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke filluar nga data 07.02.2020 deri me datën 20.02.2020, ka paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, 24 kërkesa për vlerësim sekuestroje për pasuri të ndryshme të bllokuara në kuadër të zbatimit të parashikimeve të Aktit Normativ.

Të gjitha kërkesat dhe dokumentacioni përkatës shoqërues, rast pas rasti, po i nënshtrohen vlerësimit nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Për disa prej tyre i është kërkuar Policisë së Shtetit plotësimi me dokumentacionin e plotë, që sipas Aktit Normativ, Policia e Shtetit duhet të sjellë bashkëlidhur me kërkesën për vlerësim sekuestroje.

Prokuroria e Posaçme, sot me datë 20.02.2020 ka dërguar aktet për 5 (pesë ) raste, për miratim sekuestroje në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasuritë e mëposhtme :

Banesë 3 (tre) kate (Shkodër)
Banesë 2 (dy) kate (Shkodër)
Banesë 2 (dy) kate plus papafingo (Shkodër)
Automjet tip “Mecedez Benz”, prodhim vitit 2012.
Automjet tip “BMW”, i blinduar.
Banesë 2 (dy) kate plus Njësi Shërbimi (Shkodër)
Tok arë, me sipërfaqe 1541 m2 (Shkodër)
Truall me sipërfaqe 350 m2 (Shkodër)

Rastet e tjera të referuara deri tani nga Policia e Shtetit janë duke u vlerësuar nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme dhe në përfundim, rast pas rasti, do të njoftohet mënyra e zgjidhjes së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat