Këshilli për Kolegjin Zgjedhor, PD propozon moratorium gjyqtarëve të kolegjit

Shqipëria

Këshilli për Kolegjin Zgjedhor, PD propozon moratorium gjyqtarëve të kolegjit

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 17:37
Foto nga takimi

Opozita propozon moratorium 4 vjeçar nga vetingu për gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor. Në draftin e dorëzuar në këshillin poltik, argumentohet se ky propozim vjen si  rekomandimin prioritar i ODIHR-it,  për të nxjerrë procesin nga presioni i vetingut. Duket se ky propozim nuk do të pranohet nga siocialistët pas Damian Gjiknuri tha se nuk mund të pranohet ndërpreja e reformës në drejtësi. 

Partitë opozitare jashtë parlamentare,  propozojnë ngrirjen e procesit të vettingut për gjytarët e Kolegjit Zgjedhor.

Në draftin i cili u diskuta në këshillin politik për reformën zgjedhore, demokratët  argumentojnë se kjo masë është rekomandim  prioritar i ODIHR-it, për të nxjerr  jashtë presionit të vetingut, gjykatën që do të vendosë për ankesat e procesit. 

Ky propozim nuk është pranuar nga Damjan Gjiknuri,  i  Partisë Socialiste,  i cili dha këtë argument,  bashkë me një formulë zhbollokuese.

Gjiknuri: Nuk mund të vë në pikëpyetje të gjithë reformën në drejtësi apo të krijoj një sistem që është i imunizuar nga procesi çka po ndodh me reformën në drejtësi. Ne jemi të gatshëm që të gjejmë kompromis por duke respektuar parimet kushtetuese dhe të mirat dhe produktet e reformës në drejtësi. Jo hallet politike që kemi me drejtësinë, t'i kthejmë. 

Por Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike thotë se procesi zgjedhor nuk mund të gëzoje standarde, pa një garanci të fortë gjyqësore.

Bylykbashi: Pati një reagim shumë të fortë nga mazhoranca e cila do të vazhdojë të kontrollojë mekanizmat me të cilat ata sot kapin gjyqësorin dhe ushtrojnë presion përfshirë dhe kolegjin zgjedhor. Ne këtë nuk do t'ja lejojmë. Gjykatat që mbrojnë të drejtat zgjedhore do të jenë të pavarura në Shqipëri.

Sipas llogarive të opozitës, moratoriumi prek një numër të papërfillshëm të gjyqtarëve 2-4 përqind të tyre, në varësi të numrit të anëtarëve të kësaj trupe 8 ose 15.

Aktualisht, Kolegji Zgjedhor krijojet nga gjyqtarë të Apelit, por duke qenë se ata janë në veting prioritar, Partia Demokratike propozon zgjerimin e bazës së gjyqtarëve edhe në shkallën e parë.

Përveç përmbushjes së disa kritereve të integritetit profesional, ata duhet të kenë të paktën 7 vjet eksperiencë pune, që është kriter barazues me gjyqtarët e apelit.

Masat shtrihen deri tek familjarët e gjyqtarëve. Këshilli poltik ka diskutuar edhe për sjelljen e “policisë në zgjedhje”, ndërsa gjiknuri dha konsus për dy cështje ngritjen e nje regjistri për cdo denoncim por dhe për sinjalizuesit e rasteve të krimit apo korrupsionit zgjedhorë.

Gjiknuri ripërsëriti qëndrimin se ky këshillë nuk ka tagër të diskutioi për qeverinë transitore.

Gjiknuri: Këta, ato gjërat që nuk arritën me luftë në rrugë nuk mund t'i marrin me negociata në tavolinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat