Qëndresë për teatrin, Basha mbështet artistët që kundërshtojnë shembjen e godinës

Shqipëria

Qëndresë për teatrin, Basha mbështet artistët që kundërshtojnë shembjen e godinës

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 20:39
Lulzim Basha

Konkursi për memorialin në nderim të Lëvizjes Studentore dhe Qytetare për demokraci, kryetari i PD-së ka zgjedhur ta realizojë në Teatrin Kombëtar ku prej 2 vitesh vazhdon rezistenca.

"Nëse ky pushtet merr tentativën për ta rrëzuar Teatrin Kombëtar, ne kemi detyrën ta mbrojmë sëbashku sepse ai përfaqëson kulturën e trashëgiminë".

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në fjalën e tij theksoi se artistët nuk duhet t'i tremben qeverisë.

Basha: Me të njëjtin patos qytetarët u vërsulën për të qëndruar pranë ëndrrës së studentëve dhe bënë të mundur me kurajon e tyre jo vetëm shembjen e shtatores së diktatorit, por dhe sjelljen përpara këmbëve të studentëve në grevën e urisë të asaj që përfaqësonte, frikën, tmerrin dhe simbolin e një diktature 50 vjeçare. Me të njëjtën kurajo qytetarët e Tiranës janë bashkuar artistëve të Aleancës për mbrojtjen e teatrit që mbrojnë më shumë se një godinë.  

Edhe njëherë kreu i PD-së, Basha theksoi se do të qëndrojë pranë artistëve dhe nuk do të lejojë shembjen e Teatrit Kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat