Cakaj: Njohja nga Xhamaika, lajm fantastik për Kosovën dhe Shqipërinë

Shqipëria

Cakaj: Njohja nga Xhamaika, lajm fantastik për Kosovën dhe Shqipërinë

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 20:55
Gent Cakaj

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, e ka quajtur fantastike njohjen që Kosova mori nga Xhamaika.

Ai tha se ky veprim rikonfirmon se kauza e drejtë e Kosovës vazhdon të mbesë e fuqishme.

“Një lajm fantastik për Kosovën, Shqipërinë e shqiptarët në përgjithësi …Xhamaika tashmë ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

“Ky veprim shënon jo vetëm një moment të ri në kapitullin e marrëdhënieve mes Kosovës e Xhamaikës por edhe rikonfirmon se kauza e drejtë e shtetit të Kosovës vazhdon të jetë shumë e fuqishme në arenën ndërkombëtare!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat