“Atë e ka në dorë Amerika”, analisti përplaset ashpër me këshilltarin e Metës në emision

Shqipëria

“Atë e ka në dorë Amerika”, analisti përplaset ashpër me këshilltarin e Metës në emision

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 23:43
Frrok Çupi

Një tjetër debat i ashpër ka ndodhur mes këshilltarit ligjor të presidentit Bledar Dervishaj dhe analistit Frrok Çupi në emision “Open”. Debati nisi kur po flitej për Gjykatën Kushtetuese.

‘Gjykatën Kushteuese dhe Reformën në Drejtësi e kanë në dorë Amerika. Shpresoj ta bëjnë siç duhet’- tha analisti Frrok Çupi.

‘Gjykata Kushtetuese është e shqiptarëve. Kush e vonoi për dy vite formimin e KED-së, kush e bëri jo funksionale Gjykatën Kushtetuese’- ndërhyri Dervishaj.

‘Ju qenkeni që i jepni këto shifra presidentit. Këto shifra janë për aritmetikë, kurse nuk bëjnë në politikë. Ju ndihmokeni në çmendjen e presidentit’- iu kundërpërgjigj Çupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat