“Erdhe nga burgu, çfarë spurdhjakësh jeni”, plas keq sherri në emision, nuk përmbahet analisti

Shqipëria

“Erdhe nga burgu, çfarë spurdhjakësh jeni”, plas keq sherri në emision, nuk përmbahet analisti

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 23:51
Analisti Frrok Çupi dhe këshilltari i Presidentit Meta, Bledi Dervishi

Analisti Frrok Çupi dhe këshilltari i Presidentit Meta, Bledi Dervishi në fund të emisionit janë përpasur ashpër.

Frrok Çupi e ka quajtur Dervishin hajdut dhe të burgosur.

Pjesë nga debati:

Dervishaj: E nisët që në fillim këtë emision me fyerje ndaj presidentit dhe ndaj meje, por kërkoj të them se presidenti me datë 2 mars do të bëjë çdo gjë që i jep tagër Kushtetuta

Çupi: Bobo, çfarë këshilltari. Vjen nga burgu dhe na flet neve për fyerje. Jeni spurdhjakër që e keni çmendur presidentin. Si ju lejon të futeni në zyrë. I burgosur dreqi, hajdut. Na i nerverite mor burrë

Dervishi: Vazhdoni sërish me fyerje. Janë idjote argumentat tuaja. Presidenca është institucion kompetent që po i vë fre mazhorancës

Çupi: Po ç’ fre more. Kjo është mazhoranca më e mirë, se jam dhe opozitar po këtë sdoja ta thoja.

Bjerini shkurt. Keni vjedhur si dreqi, vodhët në opozitë, vodhët në qeveri, vodhët në prsidencë dhe tani kërkoni të na çoni në luftë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat