PD: Qeveria e Edi Ramës, pjesë e një organizate mafioze

Shqipëria

PD: Qeveria e Edi Ramës, pjesë e një organizate mafioze

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 00:27
Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pas konferencës për shtyp të Presidentit Ilir Meta, i cili ka paraqitur, sipas tij, “prova të reja për se si organizata politike e Rilindjes, sipas tij po kërkon që të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese”, ka dhënë një deklaratë për mediat.

Në deklaratën e tij, Bardhi shprehet se tashmë me anë të dokumentave zyrtarë dhe me fakte të pakundërshtueshme nga Presidenca, provojnë se “qeveria e Edi Ramës është pjesë e një organizate mafioze për të asgjësuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese”.

“Tentativa kriminale e Edi Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot me të tjera fakte të pakundërshtueshme nga Institucioni i Presidentit të Republikës. Qeveria e Edi Ramës me Etilda Gjonajn, Parlamenti i Edi Ramës me Gramoz Ruçin, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i Edi Ramës me Ardian Dvoranin tani janë të provuar me dokumenta zyrtarë se janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjesuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese që në lindje.

Me një skemë kriminale, Qeveria ka ndërmarrë veprime aktive për t’i rrëmbyer kompetencën kushtetutese Presidentit të Republikës për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese dhe për të emëruar aty një shërbëtore politike të Qeverisë. Dokumentat e bërë publikë nga Presidenti janë tronditës.

Qeveria boton në Fletoren Zyrtare një akt për llogari të KED-së, që sipas Kushtetutës është një institucion pa asnjë lidhje me Qeverinë. Është një tjetër akt i paprecedentë që minon ndarjen dhe balancimin mes pushteteve, shtetin ligjor dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia, zhbën Reformën në Drejtësi dhe thellon krizën politike dhe institucionale në vend”, deklaroi Bardhi.

Reagimi i plotë i Bardhit

Tentativa kriminale e Edi Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot me të tjera fakte të pakundërshtueshme nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Qeveria e Edi Ramës me Etilda Gjonajn, Parlamenti i Edi Ramës me Gramoz Ruçin, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i Edi Ramës me Ardian Dvoranin tani janë të provuar me dokumenta zyrtarë se janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjesuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese që në lindje. Me një skemë kriminale, Qeveria ka ndërmarrë veprime aktive për t’i rrëmbyer kompetencën kushtetutese Presidentit të Republikës për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese dhe për të emëruar aty një shërbëtore politike të Qeverisë.

Dokumentat e bërë publikë nga Presidenti janë tronditës. Qeveria boton në Fletoren Zyrtare një akt për llogari të KED-së, që sipas Kushtetutës është një institucion pa asnjë lidhje me Qeverinë. Është një tjetër akt i paprecedentë që minon ndarjen dhe balancimin mes pushteteve, shtetin ligjor dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia, zhbën Reformën në Drejtësi dhe thellon krizën politike dhe institucionale në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat