Grushti i shtetit, Gjokutaj: Rasti është alarmant, kur shteti zhbën pjese-pjesë gjykatat

Shqipëria

Grushti i shtetit, Gjokutaj: Rasti është alarmant, kur shteti zhbën pjese-pjesë gjykatat

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 08:08
Genc Gjokutaj

Avokati Genc Gjokutaj e quajti rast alarmant faktin që institucionet e drejtësisë, sipas tij, janë zhbërë. Ai tha se kur një gjë të tillë e thotë Presidenti, tregon se rasti është alarmant. Gjokutaj tha se gjykatat në vend janë zhbërë pjesë-pjesë, çka në një formë është “grusht shteti”.

Gjokutaj: Presidenti i Republikës në cilësin e kryetarit të shtetit ka bërë të ditur këtë situatë, e cila thënë nga Presidenti merr përmasa alarmante. Rasti është emergjent dhe alarmant kur shtetit suprimon dhe zhbën pjesë-pjesë gjykatat. Në një pikëpamje të tillë ky është një grusht shteti. Sa ngërçe kanë ndodhur dhe sa herë i është drejtuar politika shqiptare Komisionit të Venecias, kur ne kemi zhbërë Gjykatën Kushtetuese tonën. Nëse do merrte vendime do vinte pikat mbi “i”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat