Polemisti Laert Vasili e cilësoi fitore të Edi Ramës arritjen e shumës në Konferencën e Donatorëe, e cila do të përdoret për rindërtimin. Ai tha se ishte mundi i tij që pati ky sukses. E duke i thurur elozhe kryeministrit, Vasili shkëmbeu disa batuta me avokatin Genc Gjokutaj.
Vasili: Në qoftë se këta që janë aleatët strategjikë nuk dinë diçka më tepër se ajo që dimë ne, jo kur na intereson ne është Europë e Bashkuar dhe kur s`na intereson ata nuk dinë gjë. Nuk gjykohet në këtë mënyrë do të ngelemi thjesht mendimtarë lokalist. Po ta them, pa mundin e Ramës, unë nuk e njoh Ramën. Është krijuar përshtypja sikur e kam vëlla. Është te metqirizmenat e manastiraqit.
Gjokutaj: E ke optikën të difektuar...
Vasili: Prandaj mbaj syze... Është vërtet fitore për Shqipërinë...