Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, gjykata vendos për 6 të akuzuarit

Shqipëria

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, gjykata vendos për 6 të akuzuarit

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 18:20
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës

Gjykata e Posaçme ka rikonfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg” për gjashtë personat e arrestuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, trupi i të cilit ende nuk është gjetur

Të dyshuarit dolën para gjykatës për rivlerësim mase sigurie pasi dosja e Prokurorisë së Tiranës kaloi për kompetencë në SPAK.

Gjyqtarja Flora Hajredinaj ka vendosur që Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri, Festim Bixhdili dhe Ardian Doçaj të qëndrojnë në burg.

Sipas autoriteteve, rrëmbimi i Prengës u krye me një automjet të vjedhur “Range Over” dhe është dhunuar deri sa ka humbur jetën. Sipas informacioneve, 49-vjeçari ka mbërritur i pajetë në bodrumin e resorit “Golden” në Shijak.

Një ditë pas ngjarjes Policia gjeti të djegur në rrethinat e Durrësit mjetin tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë, i dyshuar i përdorur nga autorët.

Sipas grupit hetimor, arsyeja e konfliktit dhe pengmarrjes së 49-vjeçarit dyshohet një sasi prej 260 kg kokainë që nuk është dorëzuar nga i vëllai, i cili sipas autoriteteve shqiptare rezulton i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Ndërkohë, trupi Jan Prengës ende nuk është gjetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat