Bushati: Duhet të merremi me provat e Presidentit, jo me qëllimin e Metës

Shqipëria

Bushati: Duhet të merremi me provat e Presidentit, jo me qëllimin e Metës

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 19:56
Andi Bushati

Analisti Andi Bushati mendon se Presidenti Ilir Meta ka shpalosur përmes dokumenteve në ditët e fundit, mënyrën sesi maxhoranca e majtë po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese.

I ftuar në nje emision, Bushati deklaroi se një zinxhir i tërë brenda qeverisë Rama falsifikoi letra e dokumente për të kapur Kushtetuesen. Madje analisti hodhi hije dyshimi mbi procesin e vettingut në drejtësi, duke thënë se është i mbushur me njerëzit e socialistëve, të cilët vendosin se kush gjyqtar e prokuror kalon ‘filtrin’.

Bushati: Pse një zinxhir i tërë brenda mazhorancës që nga Kuvendi deri tek Ministria e Drejtësisë, falsifikojnë letra dhe botojnë fletore zyrtare vendime që as ia kërkon ligji dhe që janë në shkelje të ligjit. Pse e bëjnë? E bëjnë për qejf? Jo. E bëjnë se kanë qëllim të caktuar, të kapin Gjykatën Kushtetuese. Pse ftojnë “venecian” në Tiranë dhe pa pritur vendimin e Venecias thonë nuk do të betohet më gjykatësi kushtetues tek presidenti. Ka një qëllim dhe për këtë. Ky qëllim ka një paragjykim, siç e kanë mbushur reformën në drejtësi me njerëzit e tyre me vetting që bëhet në mënyrë selektive, me emërime të njerëzve që janë shumë pranë qeverisë në organe drejtuese të vetting-ut.

Gazetari: Zoti Bushati, nëse ju dëshironi ta kapni institucionin  për veten tuaj, ne jemi dy palë unë dhe ju. Unë do të doja ta kapja për veten time nuk do të dëshiroja t’ua lija juve institucionin apo jo. Kjo është beteja që po ndodh në fakt

Bushati: Në qoftë se ne të dy jemi të dy hajdutë dhe vendosim të vjedhim një dyqan buke. Në burg shkon ai që e vodhi bukën jo ai që e ka mendimin se e vodhi bukën, jo ai që ka mendimin se mund ta vidhte bukën. Përballë fakteve është, kush ka kryer akte që janë në shkelje të ligjit, besoj se këtu bëhet i qartë problemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat