Kikia: Ja çfarë do të ndodhë me Ilir Metën nëse e shkarkojnë

Shqipëria

Kikia: Ja çfarë do të ndodhë me Ilir Metën nëse e shkarkojnë

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 22:30
Mentor Kikia

Ilir Meta është shfaqur shumë i nervozuar ditët e fundit teksa ka dalë në disa konferenca të njëpasnjëshme. Kryefjala e tij në të gjitha daljet ka qenë e njëtjë. Sipas tij në Shqipëri aktualisht po tentohet një grusht shteti, që po organizohet nga parlamenti dhe mazhoranca.

Po sipas tij rezultat i këtij grushti është kapja e shtetit dhe e institucioneve në tërësi. Ndaj edhe thotë se është i vendosur deri në fund që ta “shpartallojë” këtë tentativë për grusht shteti dhe se do të mbrojë kushtetutën me çdo kusht.

2 marsi i thirrur nga presidenti Meta dhe deklarata e tij për një "besëlidhje me qytetarët" ka qenë në qendër të vëmendjes ditëve të fundit. Në deklaratën e tij, Meta foli për një besëlidhje, por pa folur për një skenar të qartë. Për gazetarin, Mentor Kikia 2 Marsi do të jetë një demonstrim forcë që presidenti ka në popull.

"Nëse e shkarkojnë Metën, do jetë një qytetar i nervozuar. Demonstrim të forcës që presidenti ka në popull" tha Kikia në Report Tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat