6 policë grekë në pranga, merrnin deri 40 mijë euro për dokumentet e shqiptarëve të inkriminuar

Shqipëria

6 policë grekë në pranga, merrnin deri 40 mijë euro për dokumentet e shqiptarëve të inkriminuar

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 23:22
Policia greke

Gjashtë oficerë policie janë arrestuar nga policia greke si të përfshirë në një grup që ofronte mbështetje për të bërë dokumentet e personave të implikuar në krime dhe trafik droge.

Ata shërbenin në  departamentet e sigurisë në zona të ndryshme të Atikës  si Pagrati, Vrilissia, Elefsina, etj.

Nga hetimet rezultoi se oficerët e policisë përfituan dhjetëra mijëra euro nga personat e kërkuar edhe për vrasje, madje u dhanë atyre pasaporta të rreme dhe duke i ndihmuar në ngritjen e bizneseve në zonë.

Policët në detyrë kërkuan deri në 40,000 euro për raste të veçanta. Shumë nga ata që blenë dokumente të falsifikuara ishin të akuzuar për trafik droge.

Në total, janë 33 persona të akuzuar si përfshirë në këtë rrjet, mes tyre edhe gjashtë oficerë policie.

Sipas aktakuzës, oficerët e policisë lëshuan dhe furnizuan me pasaporta të huajt, kryesisht kriminelë shqiptarë. Arrestimet e tyre erdhën pas dy vitesh hetime nga Zyra e Brendshme e policisë greke.

Oficerët e policisë dhe bashkëpunëtorët e tyre lëshuan pasaporta për shqiptarët, ku në disa raste ndaj tyre kishte edhe urdhër-arresti evropian ose të tjerë që dëshironin të bënin biznes në Greqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat