“Mbroni jetën”/ Drejtonin mjetin me shpejtësi “skëterrë”, 15 shoferëve e pësojnë keq

Shqipëria

“Mbroni jetën”/ Drejtonin mjetin me shpejtësi “skëterrë”, 15 shoferëve e pësojnë keq

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 07:42
Policia

Si çdo fundjavë, vijon kontrolli i Policisë Rrugore me radar e drager në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjatë monitorimit me radar të rrugës interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, përgjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, deri në orën 01:15 të mëngjesit të sotëm, u konstatuan 15 drejtues mjetesh me shpejtësi deri në 166 km/h, të cilëve ju tërhoq patenta.

Ndërkohë që 14 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë administrative për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Të njëjtat burime sqaruan se kontrollet do vijojnë edhe në rrugët e brendshme të qytetit duke përdorur alkool testuesit, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

“Drejtues mjetesh dhe motomjetesh, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, për të shijuar fundjavën dhe për të arritur të sigurt në destinacion.

Mos e trajtoni rrugën si pistë ? ndërsa mjetin si ?, duke u ekspozuar ndjeshëm ndaj rrezikut ?, për tu përfshirë në aksident rrugorë, ku për shkak të shpejtësisë, nivelit të alkoolit në frymëmarrje dhe mënyrës agresive në drejtim, mund të jetë edhe udhëtimi i fundit për ju.

Mbrojeni jetën, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

#FundjavëPërTëFestuar

#StopAlkoolitNëTimon

#??♀?”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat