Sulmohet një shqiptar me thikë në autobus

Shqipëria

Sulmohet një shqiptar me thikë në autobus

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 10:24
Ilustrim

Një shqiptar, ende i paidentifikuar është sulmuar me thikë në autobusin 509 të linjës Leoforo Thiseon-Dionisio në periferi të Athinës. Nga informacionet e para mësohet se shqiptari është plagosur nga sulmi me thikë në duar dhe në këmbë dhe më pas është dërguar drejt spitalit.

Sipas dëshmitarëve okularë, dy-tre të panjohur hynë brenda autobusit, u drejtuan drejt shqiptarit dhe e goditën me thikë dhe më pas u larguan duke zbritur nga autobusi.

Duket se shqiptarit ata i kishin bërë pritë. As shoferi dhe as udhëtarët e tjerë nuk u prekën nga sulmi. Në vendin e ngjatjes, ka mbërritur ambulanca, si dhe forcat e policisë, të cilat kryen dhe hetimet për rastin. Ndërkohë që shqiptari u dërgua drejt spitalit, ku raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat