Del raporti i mbetjeve të bllokuara në Vlorë, nuk kanë përbërje radioaktive

Shqipëria

Del raporti i mbetjeve të bllokuara në Vlorë, nuk kanë përbërje radioaktive

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Mbetjet që u gjetën në një traget në Vlorë nuk kanë përbërje radioaktive.

Ky ishte rezultati i analizave laboratorike, që u bë pas sekuestrimit të mbetjeve.

Matjet janë bërë me pajisjen MINI RAD, procedurë që u shoqërua me fotografitë e nevojshme kriminalistike, nga e cila rezultoi se nuk kanë përbërje radioaktive.

Ndërkohë që në pranga kanë përfundur 6 persona, që dyshohet se i kishin sjellë mbetjet për t’i groposur në Shqipëri.

Zamir Kormuzi, pronar i firmës së grumbullimit të mbetjeve

Elisabeta Çuni, administratore e firmës së mbetjeve

Arbër Çuni, shoferi i furgonit

Kujtim Xhafellari, zëvendës kapiten i tragetit

Festim Tafa, kapiten i tragetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat