Pritej dorëheqja, Besa Shahini sulmon mediat pse e denoncuan

Shqipëria

Pritej dorëheqja, Besa Shahini sulmon mediat pse e denoncuan

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 12:55
Besa Shahini

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar më në fund në lidhje me skandalet seksuale të njëpasnjëshme në shkollat shqiptare ku rasti më i rëndë është ai i mësuesit të Liceut Artistik ‘Jakov Xoxa’ në Fier.

Ndonëse prej ditësh aktivistë të ndryshëm protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjen e ministres Shahini kjo e fundit ka reaguar sot në faqen e saj në Facebook duke shpërthyer në sharje dhe kërcënime për mediat që kanë bërë publike rastet e rënda të cilat vijonin prej vitesh në këtë shkollë dhe në shumë të tjera.

Asnjë masë konkrete e marrë nga ministria që drejton prej më shumë se 1 viti Besa Shahini dhe asnjë mbështetje morale dhe publike e mbi të gjitha një premtim për drejtësi ndaj fëmijëve viktima të të emëruarve për t’i mbrojtur e edukuar ata.

Reagimi i Besa Shahinit në Facebook:

Shfrytëzimi i viktimave të abuzimit apo neglizhencës, për arsye të tërheqjes së vëmendjes apo vetë-promovimit, është poshtërsi.

Po të kishin interesin e të abuzuarve në mendje, nuk do t’i nxirrnin në media me identitet të plotë duke spekuluar me ditë të tëra për detaje të abuzimit.

Kam mbi dy vite në Shqipëri që shoh jetët e grave dhe vajzave të shkatërrohen nën peshën e kazanit mediatik, dhe jo vetëm! Të gjithë ne kemi detyrimin të ngremë zërin përballë padrejtësisë apo abuzimit dhe të sigurohemi që shkaktarët e dëmit të marrin dënimin e duhur. Por në këtë proces nuk guxojmë të thellojmë dëmin ndaj të dëmtuarit.

Asnjë rast i dhunës dhe abuzimit nuk tolerohet! Sidomos në shkollë! Masat e rrepta që kemi ndërmarrë për parandalim dhe dënim e reflektojnë këtë!

Dua të nënvizoj edhe një herë: shfrytëzimi i viktimave të abuzimit për përfitim të vëmendjes është abuzim në vete. Ndaj edhe këtë formë të abuzimit do të bëj çmos ta luftoj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat