Çfarë po planifikon ish deputetja? Grida Duma hidhet në aksion/ Nuk pret Lulin, fillon lëvizjen: Mos prit!

Shqipëria

Çfarë po planifikon ish deputetja? Grida Duma hidhet në aksion/ Nuk pret Lulin, fillon lëvizjen: Mos prit!

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 15:00
Grida Duma dhe Lulzim Basha

Në një postim në rrjetet sociale, ish-deputetja Grida Duma, drejton një mesazh mjaft të qartë, ndërsa thekson se “Ankuesit nuk jane fituesit”.  

Duma duket se nuk ka ndërmend të presë më kryetarin e Republikës së re, Lulzim Basha, po ka filluar aksionin e saj.

“Të nderuar miq"

Mundësia për të ndarë me ju mendimin dhe qëndrimet shpesh më ka orientuar të jem e drejtë në perfaqesim. Komunikimi ynë ka shërbyer për të reflektuar më objektivisht dhe këtë e kam përcjellë në publik duke njohur dhe përgjegjësinë e madhe që jep besimi juaj.

Sigurisht një pjesë e madhe mesazheve tuaja lidhet me problematika dhe shqetësime konkrete të cilat qëndrojnë mes nesh!

Po ashtu një pjesë e madhe juaja më drejtohen për të rikomunikuar përsëri në formatin e fjalës “Ankuesit nuk jane fituesit”.

Për shkak të një numri mjaft të madh shkruesish, të cilët më kërkojnë të realizojmë një bashkëbisedim të dytë të tillë, e shoh thuajse detyrim të shkëmbejmë së afërmi mendime e përvoja karriere në bashkëbisedimin që ka në qendër një moto: MOS PRIT!”-shkruan Duma.

Më tej, ajo shkruan se nuk mund të presësh që dikush të të falë suksesin, apo që ky i fundit të vijë vetë.“Sot ësht evidente që vështirësia për t’ia dalë në Shqipëri është rraskapitëse. Suksesi dhe arritja janë qëllime të përhershme kudo, siç edhe kërkojnë përheshëm energji dhe përpekje që lidhen me teknika të përshtatjes dhe qartësimit ndaj pengesave.

Nuk ësht konstatim i thjeshtë politik që vështirësia e madhe e Shqipërisë sot shprehet edhe në vuajtjen personale të shumëkujt që është i aftë dhe sakrificat i shkojnë dëm. Shpesh përpjekjet nuk japin rezultat përkundrejt padrejtësive, e po aq shpesh indiferenca e të aftëve ndaj gendjes traumatike të shoqërisë shembet vetëm kur gjendja i prek dhe ata vetë.

Pavarësisht të gjitha vështirësive, askush nuk mund të presë që duke i lënë gjërat të rrjedhin në inercinë e vet dikush të të falë suksesin apo arritjen.

Do të zhvilloj disa takime ndërverpruese që synojnë të jenë shtysë e vlefshme për arritjen tuaj! Do të ndajmë teknika aftësish të cilat tashmë janë çelës suksesi në perëndim, duke ndihmuar një ristart në karrierën e seicilit pjesëmarrës në sallë.” ”-shkruan ish-deputetja Grida Duma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat