Aksident në autostradën Laç-Fushë Krujë.
Një mjet tip "Benz" me drejtues shtetasin A.L., ka goditur mjetin tip "Toyota" me drejtues shtetasin E.S., e për pasojë është dëmtuar shtetasja I.S., 23 vjeçe.
23-vjeçarja ka qenë pasagjere në mjetin tip "Toyota" dhe është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.