Berisha dha alarmin për koronavirusin se ka mbërritur në Shqipëri, vjen reagimi i menjëhershëm nga MSH

Shqipëria

Berisha dha alarmin për koronavirusin se ka mbërritur në Shqipëri, vjen reagimi i menjëhershëm nga MSH

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 16:20
Sali Berisha

Pas alarmit që dha pak orë më parë ish kryeministri Sali Berisha se koronavirusi ka mbërritur në Shqipëri, ka reaguar edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

Ajo ka thënë se është përcaktuar struktura e karantinës sipas standarteve të përcaktuara të OBSH.Kjo strukturë do të vihet në funksion vetëm në rastet e nevojshme sipas një rregulloreje të miratuar.

Rakacolli theksoi se Komiteti Teknik ka marrë të gjitha masat për parandalimin e shfaqjes së virusit, në përputhje me rekomandimet e OBSH.

 Reagimi i Zëvendësministres:

Një sqarim për qytetarët, në lidhje me situatën më të fundit të Koronavirusit

Komiteti teknik me mjekë dhe ekspertë nga Instituti i Shëndëtit Publik, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, në bashkëpunim edhe me perfaqsues të zyrës së OBSH në Tiranë, në paketën e masave teknike për përballjen me COVID 19, që prej mbledhjes së dytë të tij, ka përcaktuar me vendim të posaçëm strukturën e karantinës.

Kjo strukturë përmbush të gjitha standartet e përcaktuara nga OBSH, në perputhje me rregulloren nderkombëtare të shëndetit.

Po sipas këtyre kritereve kjo strukturë vihet në funksion vetëm në bazë të një rregulloreje të miratuar, dhe vetëm në rast se do të jetë e nevojshme, ashtu siç e përkufizon OBSH.

Në vijim të shfaqjes së disa rasteve sporadike të përdorimit të situatës me Koronavirusin për qëllime politike, Ministria e Shëndetësisë e konsideron përhapjen e panikut për këto qëllime, si të fundit gjë për të cilën kanë nevojë qytetarët në këto momente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat