Habit analisti me deklaratën: Ja pse tubimi i presidentit Meta nuk është i paligjshëm

Shqipëria

Habit analisti me deklaratën: Ja pse tubimi i presidentit Meta nuk është i paligjshëm

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 19:29
Ilir Meta

Pedagogu dhe analisti, Mark Marku i ftuar në emisionin ’Kjo Javë’, e ka cilësuar si të ligjshëm tubimin e Presidentit Meta më 2 mars pasi sipas tij çdo President ka të drejtë të takohet dhe konsultohet me qytetarët.

Marku akuzon mazhorancën dhe Ramën se po tenton që të bëjë goditjen e fundit, atë të kapjes së Gjykatës Kushtetuese.

“Shqetësimi që ngre Presidenti është real pasi jemi para disa përpjekjeve të mazhorancës për të zaptuar të gjitha pushtetet. Mund ta shohim si të duam, por jemi në një situatë ku demokracia e vendit, stabiliteti, shteti ligjor është praktikisht dëmtuar rëndë. Jemi në fazën e fundit ku Rama po i jep goditjen e fundit për të zaptuar Gjykatën Kushtetuese për të kufizuar kompetencat e Presidentit. Në thelb nuk është i paligjshëm që Meta të thërrasë në takim apo tubim dhe të konsultohet me qytetarët" tha Marku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat