A ka shqiptarë të prekur nga koronavirusi në Itali? Flet konsulli shqiptare në Milano

Shqipëria

A ka shqiptarë të prekur nga koronavirusi në Itali? Flet konsulli shqiptare në Milano

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Përhapja e koronavirusit me shpejtësi në Itali është alarmante.

Në shtetin fqinj jetojnë edhe mijëra shqiptarë, por deri më tani nuk raportohen të prekur nga virusi vdekjeprurës.

Abc News ka arritur të kontaktojë përmes telefonit me konsullin shqiptare në Milano, Anila Pojani mbi gjendjen në Itali. Ajo tha se shifrat e të prekurve ndryshojnë vazhdimisht, por konfirmoi se fatmirësisht asnjë prej shtetasve shqiptarë atje nuk është prekur.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritet lokale. Na kanë konfirmuar se deri më tani nuk ka qytetarë shqiptarë të prekur”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat