Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar që të u ndalohet përgjithmonë hyrja në stadium disa tifozëve që kishin dëmtuar stadiumin ‘Air Albania’.
Përmes një postimi, Rama i ka quajtur tifozët, tashmë të arrestuar, katërkëmbësha.
Rasti i dëmtimit të stadiumit kishte ndodhur gjatë ndeshjes Kukësi-Tirana.
Postimi i plotë i Edi Ramës:
Uroj që një orë e më parë, këta lloj katërkëmbëshash të mbyllen pas hekurave që zgjaten deri në tavan dhe të ndalohen përgjithnjë të hynë në stadiumet tona, bash ashtu siç e parashikojnë NENET E REJA të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë KUNDËR DHUNËS NË SPORT