Ekspertja e ISHP në konferencë të jashtëzakonshme për koronavirusin: Ngritëm karantinën në një spital!

Shqipëria

Ekspertja e ISHP në konferencë të jashtëzakonshme për koronavirusin: Ngritëm karantinën në një spital!

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 10:57
Silva Bino

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive, Silva Bino ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme ku ka zbuluar se si paraqitet situata në vendin tonë dhe kujdesin që duhet të tregojmë për t’u mbrojtur nga përhapja apo infektimi nga koronavirusi.

Bino ka adresuar edhe disa nga akuzat, duke u shprehur se ISHP-ja i ka të gjitha mjetet për ta zbuluar në vend koronavirusin duke mohuar zërat se kampionet çohen jashtë pasi në shtet nuk ka pajisje.

"Ky virus nuk luftohet vetëm nga strukturat qeveritare, por ky virus luftohet duke u përkujdesur për veten dhe të afërmit tanë nëpërmjet masave të thjeshta higjieno-sanitare, mos të pështyjmë përtokë, të vendosim gropëzën e bërrylit kur teshtijmë, mos të prekim me duar hundët, fytyrën, janë disa rregulla të thjeshta që të gjithë mund të mbrohemi. Virusi është i thjeshtë përhapet në rrugën si gripi. Janë sëmundje të ngjashme me njëra-tjetrin, përveç faktit që ky ka një vdekshmëri fare pak më të lartë se virusi i gripit.

ISHP e përcakton diagnozën e koronavirusit në vend. Ka disa pajisje që ndihmojnë njëra-tjetrën e cila po u prish nuk kemi tjetër, ka të gjitha kitet, ragentët për t'u kryer diagnoza e koronavirusit, laboratori i ISHP është pjesë e rrjetit europian të laboratorëve për sëmundjet e rrezikshme. Është një virus i ri, metodikat janë të reja, dhe ne jemi në atë hap që janë të gjitha vendet e tjera të botës, dhe sidomos të Europës.

Janë përforcuar masat në kufi. I bëj thirrje qytetarëve që udhëtojnë nga Kina dhe Italia, të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë cdo shqetësim të tyre. Në Rinas ndodhet njësia e ISHP me mjekë dhe personel që është përforcuar ditët e fundit pasi kontakti me Italinë është shumë i shpeshtë.

Virusi në asnjë vend të botës nuk mund të ndalet në aeroport. Nuk i kanë të gjitha vendet skanerët e temperaturës. nga studimi i fundit paraprak është treguar që ata nuk kanë ndonjë vlerë në kapjen e hershme të rasteve. Kapja bëhet nëpërmjet sistemit shëndetësor, të survejancës.

Në përfunduam një testim të vetes sonë duke përdorur gripin si model për të parë sesa shpejt i kapim kontaktet, dhe më pastaj marrja e masave të kontrollit.

Në lidhje me karantinën, është vend për të shëndoshësh. Nëse kemi një kontakt të një sëmuri, sipas elementëve që përcaktohen nga një ekip të specializuarish, ai futet në një karantinë në shtëpi, apo më tej në një karantinë të përcaktuar mirë, një strukturë spitalore që përmbush kushte të mira dhe që i përkasin një karantine. Do të thotë që ky person të izolohet në mënyrë që mos të ketë kontakt me të tjerët, dhe të ketë kushtet e tij. Prandaj është përzgjedhur një spital. Nëse do të ketë shumë raste janë përzgjedhur edhe struktura që i plotësojnë këto kushte. Kemi përcaktuar rregullat se si do të bëhet qoftë karantinimi në shtëpi, që është i kontrolluar nga mjekë, qoftë edhe karantina spitalore.

Është normale që njerëzit të kenë frikë, por paniku vret më tjetër.

Unë nuk e di pse ajo është zbrazur, ajo nuk është qendra që kemi përcaktuar si qendër shtesë për karantinë. Në bazë të rregullores ndërkombëtare të shëndetit, kjo filozofi ka ndryshuar, se

Nuk ka karantina në pikat kufitare në asnjë vend të botës, kjo i përket të shkuarës

Numri i gjelbër: 127 numri i urgjencës kombëtarë, është një ekip i trajnuar. Ka shërbim roje 24 orë, nëpërmjet këtij numri merren shqetësimet e qytetarëve, marrja e mostrës, sigurimi i transportit.

Absolutisht, mjekët e familjes janë të informuar. Po vazhdojmë të informojmë, në lidhje me masat, me përkufizimin e rastit, sipas BE-së. Të gjitha këto janë elemente që po plotësohen. Nuk duhet të dyndemi nëpër urgjenca. Është e rëndësishme të kontaktohet me telefon mjeku i familjes, 127, të përpiqemi mos të dyndim urgjencat. 

Nuk e them emrin e spitalit ku është karantinë, sepse do shqetësojë popullatën e asaj zone. Në momentin përkatës këtë gjë do ta merrni vesh. kini pak besim tek ne tek strukturat, edhe tek mua që po flas, se po e ndjejmë veten shumë keq të dyshuar në çdo gjë që bëjmë, jam shumë e sinqertë në ato që them, dhe nuk mund të flas për gjëra që nuk i bëjmë, nuk e bëj kurrë", tha Bino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat