Do të shkonte me armë zjarri në Itali, shqiptari kapet mat në aeroport

Shqipëria

Do të shkonte me armë zjarri në Itali, shqiptari kapet mat në aeroport

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 12:52
Rinas

Operacioni i koduar "Short Weapon" ka vënë në pranga një 43-vjeçar nga Durrësi që po tentonte të udhëtonte drejt Italisë me pistoletë.

Ai është identifikuar me iniciale B.L., i cili posedonte një armë zjarri tip " Pietro Berreta" me një krehër me fishekë.

Gjatë skanerimit të valixhes së tij të dorës, policia i gjeti një armë zjarri. 43-vjeçari po tentonte të udhëtonte drejt Bolonjës, Itali.

Vijon operacioni, në bashkëpunim me policinë italiane për zbardhjen e qëllimit të 43-vjeçarit që tentoi të udhëtonte me armë zjarri drejt Bolonjës, Itali.

Arrestimi u realizua nga bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve mes shërbimeve të Policisë Kufitare të Rinasit, specialistëve për Hetimin e Trafiqeve në DVP Tiranë dhe punonjësve të sigurisë së Aeroportit të Rinasit.

Në bashkëpunim me Policinë e Durrësit u ushtrua kontroll në banesën e tij në Durrës dhe në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat