Kërcënimet e Metës për grusht shteti, flet raportuesja për Shqipërinë në PE

Shqipëria

Kërcënimet e Metës për grusht shteti, flet raportuesja për Shqipërinë në PE

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 15:22
Ilir Meta

Raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos në një intervistë për A2 pohon se u habit nga situata politike në Shqipëri në këtë moment kyç për negociatat dhe pas gjithë besimit që iu tregua vendit në Konferencën e Donatorëve.

Por, në pritje të 2 marsit të Presidentit, a mund të ndikojë përplasja mes tij dhe mazhorancës në vlerësimin për hapjen e negociatave?

“Shpresoj që jo, sinqerisht shpresoj që jo. Por, në këtë moment nuk mund të parashikoj efektin që mund të ketë kjo përplasje. Nuk e di nëse palët do të mund ta riformësojnë këtë përballje në të cilën janë përfshirë, cili do të jetë reagimi në ditët e ardhshme dhe cili do të jetë rezultati final në 2 mars. Shpresoj që jo, që përplasja të mos ketë efekt negativ, por nuk e parashikoj dot tani efektin e vërtetë të saj”, u përgjigj Santos. 

Portugezja që zëvendësoi Knut Fleckestain si raportuese në Parlamentin Europian thekson gjithashtu rëndësinë e mbylljes deri në 15 mars të Reformës Zgjedhore dhe shtrirjes së ndryshimeve dhe në ligje të tjera. Për ta kthyer sistemin politik në Shqipëri më pranë standardeve europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat