Klevis Balliu: Metën s`e ndalon askush të takohet me popullin. Detyrim qytetar pjesëmarrja në 2 mars

Shqipëria

Klevis Balliu: Metën s`e ndalon askush të takohet me popullin. Detyrim qytetar pjesëmarrja në 2 mars

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 18:10
Klevis Balliu

Klevis Balliu u shpreh në studion e lajmeve të RTV Ora se pjesëmarrja në tubimin e 2 marsit, thirrur nga Presidenti Meta, është detyrim qytetar. Ai shtoi se Rama po kërkon të kap Gjykatën Kushtetutese pasi ka interesa ekonomike dhe politike.

Klevis Balliu: Paraqitja në 2 mars është detyrim kombëtar. Kjo nuk është çështje e partive. Kushtetuta është e shqiptarëve. Nëse nuk ka Kushtetutë, nuk kemi shtet. Qeveria e Edi Ramës po kap Gjykatën Kushtetutese. Ka shumë interesa qeveria të kapi Gjykatën Kushtetutese. Ka 600 milionë euro te teatri. Nëse do ishte kjo gjykatë do e kishte zgjidhur këtë çështje. I duhet Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese për të legjitimuar kriminelët që vendosi në bashkitë në zgjedhjete  30 qershorti. 

Më tej, Balliu u shpreh se askush nuk e ndalon dot Presidentin të takohet me qytetarët. Ai tha e Meta nuk ka asnjë opsion tjetër për të mbrojtur Kushtetutën.

Klevis Balliu: Nuk ka një person që këto prova dhe këto fakte nuk qëndrojnë. Vetëm një person po i pengon nga plani i tyre ogurzi për të kapur Gjykatën Kushtetuese. 2 marsi është detyrim qytetar. Meta nuk ka ndonjë opsion tjetër sot për të mbrojtur Kushtetutën. Kush do ta pengojë Presidentin e Republikës për të takuar qytetarët? Ai ka bërë qindra takime me qytetarët. Kush e cakton kornizën e Presidentit të Republikës? Kush e ndalon Presidentin e Republikës të takojë qytetarët? Duhet të theksojmë se faktet janë ato që janë bërë publike nga Presidenti i Republikës. Këto janë prauar dhe nga maxhoranca. Askush nuk nga mazhoranca nuk thtoë që këto prova nuk janë të vërteta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat