Dalin pamjet, vajza e re u hodh nga kati i 6-të dhe u përplas në ballkonin e katit të dytë

Shqipëria

Dalin pamjet, vajza e re u hodh nga kati i 6-të dhe u përplas në ballkonin e katit të dytë

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 18:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të tjera detaje kanë dalë në dritë me ngjarjen e rëndë në qytetin e Korçës, ku një vajzë e re, ra nga lartësia e katit të 6-të të një ndërtese, teksa po konsumonte kafen.

Policia njofton zyrtarisht se vajza është vetëhedhur nga ballkoni i katit të 6, i cili ishte shndërruar në një bar restorant. Autoritetet njoftojnë se më pas vajza është përplasur në katin e dytë të godinës, aahtu siç sugjerojnë fotot e mëposhtme, të përcjella nga abcneës.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 23.02.2020, në lagjen nr. 3, një shtetase rreth 30 vjeçe, pasi ka hyrë në ambientet e një lokali, ka dalë në ballkonin e tij në katin e gjashtë dhe dyshohet se është vetëhedhur, ku për pasojë ka rënë në katin e dytë të kësaj ndërtese.

Kjo shtetase u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat