U prekën nga tërmeti, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë aktivitet me fëmijët jetim të Kurbinit

Shqipëria

U prekën nga tërmeti, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë aktivitet me fëmijët jetim të Kurbinit

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë organizoi një aktivitet për fëmijët jetimë të zonës së Kurbinit, që është dhe një nga më të prekurat nga tërmeti i 26 nëntorit. përmes festës dhe dhuratave, fëmijët harruan për sado pak, momentet e trishta të nëntorit.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka organizuar një festë me fëmijët jetim të zonës së Kurbinit, që u prekën dhe nga tërmeti i 26 nëntorit.

Përfaësues të komuniteteve fetare dhuruan libra, lodra, dhe jo vetëm, për të gjithë fëmijët që e përjetuan pa kujdesin prindëror, tërmetin e nëntorit.

“Një organizim festiv për të gjithë fëmijët e prekur nga tërmeti. Ne kemi menduar si Këshill Ndërfetar për t`u ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve me dhurata”- u shpreh një përfaqësuese e Këshillit Ndërfetar.

Këshillit Ndërfetar i Shqipërisë, i cili bashkë-kryesohet nga pesë komunitete të ndryshme fetare, do të vjojë të ndihmojë dhe fëmijë të tjerë, që u mungon kujdesi i prindërve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat