Alarmi i koronavirusit në Shqipëri/ Mjeku: Jemi të dorëzuar, mungojnë mjetet për ta përballuar

Shqipëria

Alarmi i koronavirusit në Shqipëri/ Mjeku: Jemi të dorëzuar, mungojnë mjetet për ta përballuar

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Fakti se epidemia e koronavirusit ka mbërritur shumë pranë nesh, pikërisht në Itali, me të cilën Shqipëria ka fluksin më të madh të lëvizjeve të njerzve, avionëve, trageteve, bën që kambanat e alarmit të paralajmërojnë edhe për ne. Por duket se kjo gjendje mund ta gjejë vendin po aq të papërgatitu sa ç’e gjeti edh tërmeti i 26 nëntorit, ku nuk kishim as paisjet më minimale për të kërkuar nënë gërmadha, madje as qen që i morrëm borxh nga Kosova, për të përballuar fatkeqësinë dhe parandaluar humbjet e jetëve.

Pikërisht këtë mungesë alarmante paisjesh dhe masash ndaj rrezikut që na kanoset, ka evidentuar sot Edvin Prifti (foto poshte) Shef i Kardiokirurgjisë në QSUT.

Pikat për të cilat ai ka ngritur zërin janë mungesë e një paisjeje që mat nivelin e e nje fragmenti te AND- së për të dedektuar nëse ka virus ne organizem. Por paisjen e njohur si real time PCR, nga laboratori i mikrobiologjise në QSUT nuk e disponon, pasi konsesionari privat i laboratorëve nuk e ka në kontratë për ta sjellë atë. Dhe duke vënë alarmin se jemi përballë një situate që ka të bëjë me sigurinë kombëtare, mjeku Prifti shkruan: ?! Nëse kjo PPP reagon në këtë mënyre atëherë pa dyshim që duhet rishikuar pasi është totalisht e padrejte dhe aspak shkencore, bllokon hulumtimin që në pikenisje, dhe rrezikon dhe cenon jeten. Kur i mohohet të vetmes qender universitare hulumtimi dhe diagnostikimi, atëhere kush do ta beje”?

Shkrimi i plotë i Edvin Priftit:

Pse ne jemi të papërgatitur për tu përballur me koronavirusin

Problemi i dytë i ngritur nga mjeku Prifti është mungesa e paisjeve të ventilimit mekanik të drejtuar ose oksigjenim artificial, për të cilat kanë nevojë të prekurit nga koronavirusi. Në Shqipëri gjenden vetëm 140 ventilatorë mekanikë, në spitalet shtetërore dhe private të marra së bashku që do të thotë, që sikur tjua mohojmë ventilimin mekanik gjithë të semureve të tjerë atëherë vendi ynë mund të trajtojë vetëm 140 të semurë njëkohësisht. “Oksigjenimi artificial që ka të bëjë me nje aparat tjetër që quhet Extracorporeal membrane oxygenator ose ECMO, të cilin kemi vite që e kërkojmë me ngulm në kardiokirurgji, por sidomos pas epidemise se H1N1 si e vetmja alternativë për të mbajtur në jetë këta të sëmurë, por nuk ka asnjë aparat të tillë në Shqipëri” thekson mjeku.

Pra ndonëse alarmi i koronavirusit ka shpërthyer prej javësh dhe drejtuesit e shëndetësisë bëjnë propogandë në ekrane, tani që ai na ka mbërritur pranë, shëndetësia falas e mbështetur tek koncesionet private nuk ka marrë ende asnjë masë për investimet që kërkohen për tu përballur me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat