“Paniku nuk u mbron, gënjeshtrat nuk u shpëtojnë!”, Braçe publikon foton dhe jep mesazhin e rëndësishëm

Shqipëria

“Paniku nuk u mbron, gënjeshtrat nuk u shpëtojnë!”, Braçe publikon foton dhe jep mesazhin e rëndësishëm

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 19:05
Erion Braçe

Prekja e qytetarëve të Italisë fqinje nga virusi kinez ka alarmuar edhe instancat në Shqipëri megjithëse nuk rezulton asnjë rast i dyshuar. Së fundmi zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar një status ku këshillon qytetarët të ndjekin disa hapa në mënyrë që të shmangin rrezikun nga prekja e viruseve.

Braçe shkruan:

“Rregullat u shpetojne nga cdo virus, edhe nga Coronavirusi!

Disiplinoni higjenen tuaj!

Disiplinoni kontaktet dhe sjelljen tuaj gjate tyre e pas tyre!

Drejtojuni Urgjences ne numrin 127 ne cdo rast dyshimi;

Drejtojuni Urgjences ne numrin 127 nese gjate dy javeve te fundit keni udhetuar drejt apo nga vendet e infektuara!

Mbroni veten dhe familjaret tuaj, cilindo tjeter nese komunikoni me autoritetet shendetesore.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat