“Besëlidhja" Meta me shqiptarët më 2 mars do transmetohet live edhe nga mediat ndërkombëtare

Shqipëria

“Besëlidhja" Meta me shqiptarët më 2 mars do transmetohet live edhe nga mediat ndërkombëtare

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 20:05
Ilir Meta

Tubimi i thirrur nga Presidenti, që do të mbahet në 2 mars, ka tërhequr vëmendjen e medieve ndërkombëtare. Deri më tani raportohet se shumë media dhe agjenci prestigjioze do të jenë në Shqipëri në 2 mars, për të transmetuar dhe ndjekur tubimin e thirrur nga Ilir Meta.

Më shumë se 156 media dhe agjenci ndërkombëtare prestiogjoze, mes të cilave Associated Press, Euroneës, Voice of America, Washington Post, Msn, New York Times, Wall Street Journal, Ëashington Times, Radio Kina, Russia Today, Miami Herald, etj., kanë raportuar për thirrjen e Metës që të gjithë qytetarët të mblidhen në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Edhe Ora News do të jetë në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit” në 2 mars për të transmetuar direkt tubimin e thirrur nga Presidenti i Republikës.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë i bëri thirrje popullit shqiptar të tubohen në 2 mars kundër qeverisë së drejtuar nga mazhoranca e majtë, të cilën ai e akuzon për shkelje të Kushtetutës së vendit dhe për lidhje me krimin e organizuar. Presidenti Ilir Meta tha në një konferencë për shtyp se shpreson që qytetarët të vijnë në kryeqytetin e vendit, Tiranë, në 2 mars. Ai tha se atë ditë ai planifikon të nënshkruajë dekretin e tij të parë kundër asaj që ai e cilëson si një grusht shteti”, - raporton ndër të tjera Associated Press.

Gjithashtu pritet që tubimin e 2 marsit të thirrur nga Presidenti Meta ta raportojnë live një sërë agjensi prestigjoze lajmesh që kanë shfaqur interes të jashtëzakonshëm për ta transmetuar live. Mësohet se për pasqyrimin e saj do të ketë transmetime live nga Tirana, Zëri i Amerikës, Al Jazeera, Deutche Welle, Associated Press, Euronews, Reuters etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat