Koronavirusi Reagon PD, Bardhi: Rama do ta kthejë Spitalin e Kavajës në karantinë

Shqipëria

Koronavirusi Reagon PD, Bardhi: Rama do ta kthejë Spitalin e Kavajës në karantinë

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 21:26
Foto

Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi mbrëmjen e kësaj të diele me anë të një reagimi për mediat ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama për sa i përket situatës me koronavirusin, duke thënë se spitali i Kavajës do të kthehet në një karantinë për të trajtuar të prekurit nga virusi vdekjeprurës.

Sipas Bardhit në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë.

Ndër të tjera Bardhi shkruan se zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.

“Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi. Sot në repartin e patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës kanë nisur përgatitjet, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, për ta kthyer në Karantinë. Kjo është papërgjegjshëri! Zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve. Ky është një provokim i rëndë me Kavajën! I bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin. Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat