Koronavirusi, Basha: Nuk është koha për propagandë të flasin mjekët e ekspertët

Shqipëria

Koronavirusi, Basha: Nuk është koha për propagandë të flasin mjekët e ekspertët

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 14:51
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Baha doli në konferencë për mediat, ku foli lidhur me situatën e koronavirusit. Kryedemokrati u shpreh se zhvilloi gjatë të hënës takime me specialistë të fushës së mjekësisë, ndërsa theksoi se PD po monitoron situatën. Basha i drejtoi disa mesazhe autoritete shëndetësore dhe qeverisë në lidhje me masat që duhet të merren për të përballuar çdo situatë emergjente. Basha i bëri apel shtetit të lërë propagandën, pasi ata që duhet të flasin janë ekspertët.

Lulzim Basha: Gjatë ditës së sotme kemi pasur disa takime me ekspertët më të rëndësishëm të fushave të sëmundjeve infektive, specialistët të departamentit të shëndetësisë në PD. Kemi ndjekur hap pas hapi zhvillimet në terren. Sot kam për ju disa mesazhe që dua t`i përcjellë përmes medias. Sot është koha të flasin mjekët, ekspertët dhe specialistët. Të hartohet plani i detajuar i masave konkrete. T`u vihet në ndihmë të rrezikuarve. Duhet krijuar një regjistër i personave që vijnë nga zonat e infektuara. Nuk është koha për propagandë. Qeveria dhe institucione ka detyrën të veprojnë në mbështetje të tyre.

Gjithashtu, Basha u shpreh se Partia Demokratike do të vijojë monitorimin e situatës, ndërsa theksoi që vendi ka ekspertë për të përballuar çdo vështirësi. Ndërkohë, ai u kërkoi dheqytetarëve të jenë të kujdesshëm duke mos neglizhuar shenja të shfaqjes së gripit.

Lulzim Basha: Vendi ynë ka ekspertë shumë të mirë për ta menaxhuar këtë situatë nëse u jepet mbështetja. U bëj thirrje që të mos neglizhoni asnjë shenjë gripi dhe të bashkëpunoni me institucionet shëndetësore. Partia Demokratike do të vijojë të monotirojë situatën. Larg panikut, ndërkohë autoritetet të marrin masa. Partia Demokratike po monitoron situatën në çdo komponent të saj. Ne do bëhemi zëri i ekspertëve dhe mjekëve të fushës që mund ta kenë të vështirë për t`u shprehur në kushtet e propagandës mbi të vërtetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat