Pas Gjonajt, zbardhen emrat e dy zyrtarëve që u kallëzuan në SPAK nga Presidenti

Shqipëria

Pas Gjonajt, zbardhen emrat e dy zyrtarëve që u kallëzuan në SPAK nga Presidenti

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 16:31
Ilir Meta

Të hënën Presidenti Ilir Meta kallëzoi penalisht në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion tre zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë për shkelje të ligjit dhe Kushtetutës për botimet zyrtare. Meta, gjatë fjalës së tij për mediat, përmendi vetëm emrin e ministres Etilda Gjonaj, ndërsa tha se janë dhe dy persona të tjerë.

Ndërkohë, bëhet fjalë për Gentian Deva i cili është Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë dhe Etleva Haxhia e cila është Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve zyrtare. Kreu i shtetit i kërkon SPAK të hetojë tre zyrtarët e lartë për katër vepra të ndryshme penale.

Konkretisht, për “Shpërdorim të detyrës”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, thuhet në ekstraktin e kallëzimit penal. Ndërkohë, Presidenti Meta i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në tubimin e 2 marsit për të shkatërruar atë që ai e quan “tentativë për grusht shteti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat