Si paraqitet situata e koronavirusit, flet nga Italia analisti Fatos Lubonja: Sistemi i alertit është i lartë

Shqipëria

Si paraqitet situata e koronavirusit, flet nga Italia analisti Fatos Lubonja: Sistemi i alertit është i lartë

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 20:31
Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja ka folur në një lidhje ‘Skype’ nga Italia në rubrikën “Opinion” në News24 për situatën në vendin fqinj pas alarmit nga koronavirusi. Fillimisht Lubonja informoi se ishte mirë me shëndet dhe pa koronavirus.

Ai tha se ka një lloj frike në Itali por jo panik. Ndërkohë që edhe përkujdesja është e lartë.

“Jam mirë me shëndet, pa koronavirus. Është një situatë ku mund të flitet edhe për një lloj frike dhe për një përkujdesje. Në Itali rezulton që përgjithësisht 9% e popullatës goditet në dimër nga gripi sezonal, afërsisht 8-9 milionë.

Nga këta 300-400 të vdekur direkt por ka dhe të vdekur indirekt që shkojnë në një fazë më të gjatë. Këtu kemi të bëjmë me një agresion që është ky gripi i veçantë, koronavirusi. Flitet që është një grip më agresiv por që ka kapur 220 banorë.

Këtu është gjithë debati, sa duhet të kemi panik, sa është normale, sa duhet të kujdesemi dhe të ruhemi nga paniku.
Italia ka alertin më të lartë. Mund të ketë dhe raste në Spanjë por nuk alert. Ka kujdes të madh, organizim të madh. Shqetësimi është sepse ka një vlerësim për jetën njerëzore ndoshta shumë më të madh seç e kemi ne”, tha Lubonja, raporton “BalkanWeb”.

Ndërsa i përket debatit në Shqipëri ai tha se masat në aeroport e porte duhet të jenë të larta dhe se ka një lloj logjike frika nga koronavirusi.

“Këtu debati është në tjetër nivel. Tek ne debati përqendrohet se sa jemi të aftë, sa i kemi strukturat, sa e kemi gatishmërinë, sikur të na hyjë ky virus sa mund të dëmtohemi… Frika në Shqipëri se po hyri tek ne, rreziku është më i madh ka një lloj logjike. Masat e kontrollit të hyrjeve nga Italia duhet të jenë”, u shpreh Lubonja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat