Kim Mehmeti: Në Shqipëri mungon guximi qytetar! Ka pushtetarë të fortë, por shtet të dobët

Shqipëria

Kim Mehmeti: Në Shqipëri mungon guximi qytetar! Ka pushtetarë të fortë, por shtet të dobët

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 21:16
Kim Mehmeti

Shqipërisë i mungon guximi qytetar. Një konstatimi i tillë bëhet nga analisti Kim Mehmeti, i cili tha në studion e lajmeve në RTV Ora se Shqipëria ka ndërtuar institucion që nuk janë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve, por janë në shërbim të pushtetit.

Kim Mehmeti: Shqipëria ka ndërtuar institucione që nuk janë në shërbim të shtetit dhe qytetarit, por janë në shërbim të pushtetit. Dmth në Shqipëri, ju keni pushtet, por nuk keni shtet. Por në Shqipëri mungon edhe diçka që është më e keqe se kjo. Nuk e keni guximin qytetar. Ju në Shqipëri, keni pushtetin, keni Presidentin, por nuk e keni sektorin civil, qytetar që mbron. Ju nuk keni protestën, në Shqipëri nuk protestohet për asgjë. Aty ku revolta, ku dhimbja, ku trishtimi shndërrohet në heshtje, në lotderdhje aty mos kërkoni fat. Nuk mund të ketë aty shtet të fort, aty mund të ketë vetëm pushtetarë të fortë. Shqipëria ka pushtetarë të fortë, por ka shtet të dobët, Shqipëria ka parti të pasura e të forta, por ka edhe popull të varfër dhe popull që nuk e përfill askush zërin e atij populli. 

Referuar thirrjes së Presidentit për tubim në 2 mars, Kim Mehmeti analizoi se kreu i shtetit shqiptar po mundohet të mbrojë shtetin nga pushteti.

Kim Mehmeti: Presidenti ndihet si një kryefamiljar, i cili vëren që i shkatërrohet shtëpia dhe ai ndihet dhe i pafuqishëm se çfarë duhet të bëjë në këto rrethana. Psh mua kurrë nuk më ka shkuar në mendje kjo që presidenti...jo që nuk mund ta bëjë atë, por që do të ketë nevojë të bëjë diçka që ta mbrojë shtetin. Nga kush ta mbrojë? Ta mbrojë nga ata që janë në pushtet, që janë të parët që duhet ta mbrojnë shtetin, jo të fundit dhe kur vjen një shtet deri aty që ta mbrojë veten nga pushteti, ai shtet ka hall më të madh se koronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat