Si mund të dallohet gripi i zakonshëm nga koronavirusi? A ka ardhur në Shqipëri virusi vdekjeprurës dhe shpjegimi i “kurorës” së tij

Shqipëria

Si mund të dallohet gripi i zakonshëm nga koronavirusi? A ka ardhur në Shqipëri virusi vdekjeprurës dhe shpjegimi i “kurorës” së tij

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 23:29
Ilustrim

Italia prej pak ditësh është në alarm prej Koronavirusit, kur deri më tani janë raportuar 7 të vdekur dhe mbi 230 të prekur.

Midis të prekurve bëhet me dije se është edhe një shqiptare dhe njoftimin e ka dhënë nëpërmjet një statusi në “Facebook” mamaja e saj.

Mësohet se ajo është një vajzë nga Lezha, e cila jeton në Itali.

Por a ka raste në Shqipëri? Zyrtarisht, deri tani jo.

Silva Bino ishte e ftuar në “Mbremje në Abc” me Mirela Milorin për të folur për koronavirusin, në një kohë kur rreziku është shumë pranë Shqipërinë.

Mes të tjerash Bino u shpreh se fëmijët rezultojnë më pak të rrezikuarit.

Po ashtu specialistja u shpreh se shenjat e koronavisut janë të ngjashme me ato të një gripi, por ajo që e dallon është historia epidemiologjike, pra udhëtimet në vendet e prekura.

E pyetur nga moderatorja se ka informacione se koronavisuri ka ardhur në Shqipëri por më i dobët se në Itali, ajo u përgjigj: “Absolutisht jo, ajo që çfarë ne zbulojnë në laborator janë për tre gjenet e këtij koronavirusi. A është në Itali më i fortë se i Kinës këto kërkojnë studime. Nuk ka asnjë të dhënë, këto janë zëra që nuk e di nga dalin”.

Çfarë është koronavirusi, pse fëmijët janë të parrezikuar. Ai pacienti zero, çfarë është dhe si duhet të mbrohemi?

"Janë viruse që infektojnë kafshët kryesisht dhe shpesh kapërcejnë nga kafshët te njeriu. Gjatë këtyre janë evidentuar dy  koronavirus dhe ky është i treti", theksoi Silva Bino.

"Një ishte Sars, dhe Mers koronavirus. I pari u evidentua në Kinë dhe burimi ishte një mace e egër dhe pati transmetim nga njeriu te njeriu. Pse kapërcen nga kafshët, kjo ndodh në vende që marrëdhënia me kafshët është e afërt. E ka emrin koronavirus se në sipërfaqen e tij ka disa struktura si kurorë mbretërore".

"Është një virus që shkakton infeksione të rrugëve të frymëmarrjes. Mersi ka edhe një element të rëndësishëm që është prekja e veshkave. Mendohet që edhe koronavirusi ka një prekje të veshkave. E rëndësishme është se 98% e njerëzve shërohen. Fëmijët nuk preken deri tani. Deri tani nuk ka pasur as identifikime as siptoma te fëmijët. Kurse mosha e tretë preket se ka probleme të sistemit të frymëmarrjes, preken ata që kanë një sëmundje bashkëshoqëruese. Njerëzit që vuajnë nga zemra dhe mushkëritë duhet të jenë të kujdesshëm ndaj këtij virusi që nuk ka as vaksinë".

Një njeri që mendon se ka grip, çfarë shenje mund të ketë që ta çojë te koronavirusi?

"Nuk ngjajnë kaq shumë. Ajo që thuhet është se perosnat që kanë koronavirus nuk kanë atë rrufën, por edhe një person që ka grip mund të mos ketë rrufë. Ajo që na dallon ne është historia epidemiologjike, pra qëndrimi në ato vende ku ka transmetim komunitar, nga njeriu te njeriu. Sepse nëse flasim për Francën, Gjermani apo Britani nuk kemi transmetim komunitar. Kemi në Itali, në ato zona", u shpreh Bino. Sipas saj, vdekshmëria e koronavirusit është 2 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat