Dhoma e Tregtisë Lezhë: Arrestimi i Palokaj në pabesi, u thirr për takim dhe i vunë prangat

Shqipëria

Dhoma e Tregtisë Lezhë: Arrestimi i Palokaj në pabesi, u thirr për takim dhe i vunë prangat

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Dhoma e Tregtisë në Lezhë ka reaguar përmes një statusi në facebook për arrestimin e  kryetarit Pashk Paloka.

Ndërsa shpreh indinjatën për mënyrën sesi po abuzohet me biznesmenët e ndershëm, ajo thotë se për rastin për të cilin akuzohet Palokaj ka një zinxhir hallkash përgjegjëse deri te Palokaj.

Dhoma e Tregtisë Lezhë e cilëson arrestimin e Palokaj një kurth. Sipas saj, sipërmarrësi ishte ftuar për takim dhe më pas i janë vënë prangat.

Biznesmeni Paloka u arrestua sot me urdhër të Prokurorisë pas hetimeve të kryera për vdekjen e një punëtori në muajin gusht 2019 tek pallati që ai po ndërtonte në lagjen “Bësëlidhja” të Lezhës.

Ai akuzohet për ndërtim pa leje, mos zbatimi i rregullave të sigurisë në punë dhe punësim i paligjshëm.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat