Koronavirusi: Në Shqipëri 8 raste të dyshuara por dolën negative

Shqipëria

Koronavirusi: Në Shqipëri 8 raste të dyshuara por dolën negative

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 11:36
Eugena Tomini

Task-Forca e ngritur nga Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e koronavirusit. Në një dalje për mediat, Eugena Tomini, nga ISHP, u shpreh se deri më tani në Shqipëri nuk është evidentuar asnjë rast me koronavirus. Ajo u shpreh se kanë qenë në total 8 raste të dyshuara me këtë infeksion, por pasa analizave të kryera kanë rezultuar negative.

Eugena Tomini: Deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Covid-19. Deri në mbrëmjen e djeshme janë testuar 8 raste të dyshuar dhe kanë rezultuar negativ në Institutin e Shëndetit Publik. Theksojmë se diagnoza e koronavirusit kryhet vetëm nga laboratori i virologjië. 

Nga survejanca e përforcuar në të gjitha pikat kufitare, janë vlerësuar 4700 historik udhëtimi nga vendet e prekura me infeksion komunitar. Rekomandojmë për këta persona, që kanë historik udhëtimi në zonat me infeksion komunitar, dhe që kanë shfaqur shenja gripi, të njoftojnë autoritet. Theksojmë dhe njëherë shtimin e masave hijeno-sanitare. 

Më tej, Tomini u shpreh se Ministria e Shëndetësisë po monitoron shitjen e maskave në treg, pas njoftimeve për abuzim me çmimin e tyre.

Eugena Tomini: Tregu farmaceutik operon në mënyrë private, ne po e monitorojmë situatën në fjalë të shitje së maskave. Kemi eksperiencën mjaft të mirë të rasteve që kanë ardhur nga Kina. Ne i kemi vlerësuar këto raste siç është vetëkarantinimi. Çdo linjë e ardhur nga Italia monitorohet dhe vlerësohet në bazë të masave të rekomanduara nga OBSH. Udhëtarët kanë marrë udhëzimin e duhur për vetëkarantinim. 

Në të gjithë sistemin shkollor janë marrë masat e duhura për të shtuar masat hijeno-sanitare. Është përgjegjësi e çdo institucioni arsimor për të monitoruar situatën hijeno-sanitare.  Është një infeksion respirator që transmetohet nëpërmjet spërklave. Edhe kjo virozë në vazhdimësi do të ketë një tendencë ulje. Realisht ka disa kritere për të vendosur nëse ky pacient duhet të testohet apo jo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat