“Më rrahu një orë rresht me shkop gome”, dëshmia e gruas që u vra në Mirditë kur denoncoi ish-burrin

Shqipëria

“Më rrahu një orë rresht me shkop gome”, dëshmia e gruas që u vra në Mirditë kur denoncoi ish-burrin

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 10:24
Esmeralda Filopati

Detaje të reja shokuese zbardhen nga krimi i dyfishtë, që tronditi mbrëmjen e kaluar Mirditën dhe mbarë opinionin publik, ku u vranë me armë zjarri motër e vëlla, në oborrin e banesës së tyre. Autori i këtij krimi tronditës është 47-vjeçari Fatmir Kolecaj, ish-bashkëshorti i viktimës Esmeralda Filopati (Kolecaj).

“BalkanWeb” raportoi mbrëmjen e kaluar se 47-vjeçari ishte arrestuar në vitin 2017 për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Sot, “BalkanWeb” zbardh vendimin e Gjykatës së Lezhës, që shpall fajtor 47-vjeçarin Kolecaj për “Dhuna ne familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municionit luftarak”.

Ndërkohë, në vendimin e gjykatës zbulohet dhe një pjesë e dëshmisë së viktimës Esmeralda Filopati, e cila tregon dhunën e tmerrshme të ushtruar nga bashkëshorti. Teksa sqarohet se burri e kërcënonte bashkëshorten e tij me fjalët “do të të vrasë po njoftove policinë”, tregohet dhe një rast kur Esmeralda ishte dhunuar barbarisht nga Fatmiri.

“Rasti i fundit, te cilin e demtuara Esmeralda Kolecaj e ka denoncuar ne polici, eshte ai i ores 16.00 te dates 12.7.2017, ne te cilen i pandehuri sapo ka hyre ne banese ka filluar te godase me shuplaka bashkeshorten e tij, pastaj ka marre nje tub gome dhe me te e ka goditur ne pjese te ndryshme te trupit per rreth nje ore. E demtuara Esmeralda Kolecaj ka mundur te telefonoje babain e saj, te cilit i ka bere me dije faktet e mesiperme, ndersa ky i fundit ka njoftuar policine. Ne kete moment i pandehuri ka shkuar ne banjon e baneses dhe ka marre nje arme zjarri qe e mbante pa leje te organeve kompetente, te cilen e ka vendosur ne tavoline, ndersa bashkeshortes se tij i ka thene “te paren do te vras ty pastaj do merrem me ato”. Pas rreth 30 minutash nga kryerja e veprimeve te mesiperme, i pandehuri ka dale bashke me armen ne oborrin e baneses dhe eshte rikthyer ne banese, duke mos e patur armen me vete.

Ne vend-ngjarje kane shkuar forcat policore, te cilat kane marre deklarimet e mesiperme prej te demtuares Esmeralda Kolecaj, kane kryer keqyrjen e jashtme te saj, ku kane konstatuar demtime ne traje skuqje gjatesore te njejte me ate qe rrjedh prej perdorimit te gomes se ujit ne krahun e majte te saj, ne brinjët e krahut te majte, ne shpine dhe ne gjymtyret e poshtme, gjithesej 9 hematoma, nje edeme, nje ekimoze dhe disa gervishje. Ne lidhje me keto demtime, eksperti mjekoligjor i caktuar nga sherbimi i policise gjyqesore, ka konkluduar se janë shkaktuar nga nje objekt tubular siq mund te jete goma qe percjell uje dhe kane sjelle humbjen e aftesise se perkoheshme per pune te demtuares Esmeralda Kolecaj ne masën deri 9 dite”, thuhet në vendimin e gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat