Meta takohet me këshilltarin politik të CDU-CSU: Për të ardhur keq që këshillat e Bundestagut nuk gjetën reflektimin e duhur

Shqipëria

Meta takohet me këshilltarin politik të CDU-CSU: Për të ardhur keq që këshillat e Bundestagut nuk gjetën reflektimin e duhur

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 11:40
Ilir Meta dhe Joachim Falenski

Presidenti Meta ka vlerësuar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ditën e sotme këshilltarin politik të CDU-CSU Joachim Falenski.

Gjatë dhënies së titullit ndaj Falenskit, Meta u shpreh se ai ka më shumë se 9 vite që ndjek nga afër procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Meta:  Zoti Falenski ka më shumë se 9 vjet që ndjek nga afër procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe është një nga njohësit më të mirë si të Shqipërisë, ashtu edhe të procesit të integrimit evropian. Ai na ka ndihmuar përgjatë gjithë këtyre viteve të kuptojmë qartë se integrimi evropian nuk kalon përmes lobimit, por përmes standardeve evropiane të qeverisjes, të shtetit ligjor, të funksionimit të institucioneve, të respektimit të të drejtave themelore të njeriut, etj.

Meta tha se e vlerëson mbështetjen e Bundestagut për procesin e integrimit, dhe  shtoi se është për të ardhur keq që këshillat e Bundestagut në tetor nuk gjetën reflektimin e duhur.

Meta: Unë dua të vlerësoj qëndrimin parimor, të sinqertë, me integritet dhe të drejtpërdrejtë të Bundestagut për mbështetjen e plotë ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, ashtu sikundër 9 prioritetet e vendosura për rezultate konkrete, të besueshme dhe të qëndrueshme në rrugën e reformave që janë kyç për demokracinë, sundimin e ligjit dhe që u shërbejnë qytetarëve të vendit tim. Është për të ardhur keq që këshillat e Bundestagut që i paraprinë mbledhjes së Këshillit Evropian të tetorit nuk gjetën reflektimin e duhur. Por tashmë është revoltuese që muajt pasues, në vend që të shërbenin për një reflektim të përgjegjshëm dhe nxitjen e një klime bashkëpunuese, u përdorën për të vijuar provokimet dhe rrugën e anti-kushtetutshmërisë dhe paligjshmërisë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat