Krimi në familje godet Durrësin/ Policia jep detajet: Burri vrau gruan pasi e goditi me…

Shqipëria

Krimi në familje godet Durrësin/ Policia jep detajet: Burri vrau gruan pasi e goditi me…

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 12:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Durrësit jep detaje për ngjarjen kriminale të ndodhur sot në qytetin bregdetar, ku burri vrau bashkëshorten e tij.

Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një dyqan që tregton metrazhe. 63 vjeçari Rruzhdi Tosuni e ka goditur me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen Hajdie Tosuni, 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Çifti janë prindër të tre fëmijëve.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 26.02.2020, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka goditur me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat