Lavrov vlerëson Ramën: Ju mbështesim plotësisht, ke treguar qasje konstruktive

Shqipëria

Lavrov vlerëson Ramën: Ju mbështesim plotësisht, ke treguar qasje konstruktive

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 13:03
Edi Rama dhe Sergej Lavrov

Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov ka vlerësuar Ramën si kryetar i Zyrës së OSBE pasi sipas tij kryeministri shqiptar ka qasje kontruktive për të krijuar kushtet për dialog.

Ai thotë se në OSBE ka fituar retorika sulmuese për të nxehur polemikat në vend dhe për të mos gjetur një zgjidhje pasi edhe situata globale është komplekse dhe ka ndikimin e vet në OSBE

”Jemi të lumtur që ju urojmë mirëseradhjen në kryeqytetin rus. E vlerësojmë përpjekjen tuaj për tu këshilluar me Federatën ruse duke ditur që kryesoni organizatën. Dihet që situata globale është mjaft komplekse dhe kjo ka ndikime në OSBE.

Për fat të keq ajo çfarë ka fituar më shumë në OSBE është retorika sulmuese dhe përpjekjet për të nxehur polemikat në vend për të gjetur një zgjidhje dhe dialog në vend.

Në këtë situatë një person drejtues është i rëndësishëm për të krijuar kushtet konstruktive dhe në fjalët tuaja ju keni treguar këtë qasje dhe ju mbështesim.

Patjetër sot do të kemi shansin të shkëmbejmë axhendën dypalëshe si dhe të diskutojmë.”– tha ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov.

Gjatë fjalës së tij, në takimin me ministrin e Jashtëm të Federatës Ruse, Sergey Lavrov në cilësinë e Kryetarit të OSBE-së, Edi Rama u shpreh se jetojmë në kohë të trazuara, ku kërcënimet ndërkombëtare po bëhen gjithmonë e më komplekse, duke u ndalur, ashtu siç ishte parashikuar, në konfliktin Rusi-Ukrainë.

“Njerëzit po vuajnë dhe natyrisht duke pasur parasysh që njerëzit vuajnë duhet të gjejmë motivimin e mirë për të nxitur përpjekje të besueshme për të zbatuar angazhimet ndërkombëtare. Njerëzit dhe siguria duhet të jenë në vend të parë, ne mund të përpiqemi të bëjmë më shumë dhe të shpresojmë që më e mira nuk ka ardhur ende. E di siç e dinë të gjithë që Rusia është pjesëmarrës kyç në një sërë formatesh negociimi, vij me besimin se ju dhe vendi juaj i mrekullueshëm do përdorni ndikimin tuaj për të ecur sa më pranë asaj paqeje kaq të nevojshme. Sa u trondita kur vizitova zonën e konfliktit në Donbas dhe sa e dhimbshme të shihje kaq shumë njerëz, pavarësisht nga kombësia që vuanin pa dallim moshe, nevoje; njerëz nga e gjithë zona që luftonin t’i mbijetonin ditës, në emër të kësaj dite ju bëj thirrje të bëjmë më të mirën si ndërmjetës”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat